Nxirret nga gremina personi, i cili u raportua se kishte rënë në mesditën e sotme në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut. Burime të Indeksonlin-it bëjnë të ditur se personi është në gjendje të rendë shëndetësore, por me shenja jete.
Indeksonline ka raportuar më herët se personi që ka rënë në greminë është Dardan Ramçaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona kanë qenë duke ecur në një zonë malore kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë./Indeksonline/