-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nxënësit vizitojnë shtëpinë e Shtjefën Gjeçovit në Janjevë

Në Lipjan po mbahet një punëtori mbi trashëgiminë kulturore me nxënës të komuniteteve të ndryshme etnike, shkruan KultPlus.
Në Lipjan po mbahet sot një punëtori arsimuese, lidhur me trashëgiminë kulturore, për nxënësit e shkollave të mesme të Lipjanit.
Në punëtori janë mbledhur të rinj të etnive të ndryshme të cilët po përcjellin prezantime nga fushat e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, përdorimit të përgjegjshëm të mediave sociale dhe të kuptuarit e drejtë të policisë në komunitet.
Nxënësit do të kenë rastin të vizitojnë edhe qytezën e Janjevës dhe shtëpinë muze të Atë Shtjefën Gjeçovit, veprimtarit, etnografit, arkeologut dhe shkrimtarit të shquar, shkruan KultPlus.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së, “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Policia e Kosovës.
Punëtoria ka nisur prej orës 09:00 në restoranin Centrum dhe vazhdon deri në orën 11:00 për të vijuar me vizita në lokalitetetë pasura me vlera të trashëgimisë kulturore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img