Site icon PrishtinaPress

Nxënësit nga Lugina e Preshevës për vizitë në Kosovë

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot ka organizuar eskursion për nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Nxënësit në orën 12:00, do të priten në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në sallën P38, ku kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një fjalë rasti.

Përveç Kryeministrit Haradinaj, nxënësit do t’i presë edhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, i cili po ashtu do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti.

Në këtë eskursion marrin pjesë rreth 115 nxënës.

Exit mobile version