Autobusi i aksidentuar sot në Vragpli ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, i cili po transportonte nxënës nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.
Më poshtë mund të shihni pamjet të cilat Paparaci i ka siguruar nga vendi i ngjarjes.
30 persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vragoli të shtunën pasdite, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka konfirmuar se në autobus kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.
“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook.