Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, organizuan protestë para shkollës (objektit të ri) për shkak të mos krijimit të kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Protesta e tyre ishte e qetë, ndërkaq ata mbetën me shpresën se kërkesa e tyre që shkolla të hapet sa më shpejtë të merret parasysh nga institucionet.
Ndryshe, shkolla e mesme e mjekësisë në Mitrovicë, ka kohë që po funksionon bashkë me shkollën teknike në një objekt. Për 7 vjet me radhë procesi mësimor në këtë shkollë mbahet me orar të shkurtuar.