Më shumë se 2,000 njerëz pësuan stres të nxehtësisë gjatë pelegrinazhit të haxhit, thanë zyrtarët sauditë të enjten, pasi temperaturat u rritën në 48 gradë Celsius.
Mbi 1.8 milionë besimtarë myslimanë kryen haxhin njëditore, kryesisht të mbajtur jashtë në kulmin e verës së shkretëtirës saudite. Shumë të moshuar ishin në mesin e pelegrinëve pasi u hoq limiti maksimal i moshës së epokës Covid.
Zyrtarët sauditë thanë se rreth 1700 raste të stresit të nxehtësisë u regjistruan të enjten – pasi një numër i madh pelegrinësh mbeten në vendet e shenjta një ditë pas përfundimit të ritualeve kryesore – duke i shtuar edhe 287 të raportuar më parë.
“Numri i rasteve të stresit të nxehtësisë që nga fillimi i kësaj dite ka arritur në 1,721”, thuhet në një njoftim të bërë nga ministria saudite e shëndetësisë, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg diellit dhe të pinë shumë ujë.
Zyrtarët e atjeshëm nuk dhanë një numër të vdekjeve, por të paktën 230 njerëz – shumë nga Indonezia – vdiqën gjatë pelegrinazhit, sipas numrave të shpallur nga vende të ndryshme të cilat nuk i renditën shkaqet e vdekjes.
Sipas konsullit të përgjithshëm të Indonezisë, vendi ky më i madh mysliman në botë, të paktën 209 indonezianë vdiqën gjatë Haxhit.
Haxhiu më i vjetër i Iranit këtë vit, 114 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër, thuhet në një njoftim nga agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, duke i raportuar 10 vdekje iraniane.
Tetë algjerianë dhe katër marokenë vdiqën, thanë zyrtarët, ndërkohë që një media egjiptiane pro-qeveritare tha se tetë pelegrinë nga Egjipti kishin vdekur.
Qindra njerëz morën ndihmë mjekësore për probleme të zemrës, duke përfshirë një burrë 78-vjeçar filipinas, i cili pati një operacion të suksesshëm në zemër të hapur në Mekë, tha ministria e shëndetësisë.
Shifra reale për stresin e nxehtësisë – që përfshin goditjen nga nxehtësia, rraskapitja, ngërçet dhe skuqjet – është ndoshta shumë më e lartë, pasi shumë të sëmurë nuk u shtruan nëpër spitale apo klinika.
Njerëzit që po përballeshin me vapën jipte një pamje të zakonshme, veçanërisht pas lutjeve gjatë ditës në natyrë në malin Arafat ku hija ishte e vështirë për t’u gjetur.
Haxhi ka një histori katastrofash vdekjeprurëse, duke përfshirë shtypjen e turmës dhe sulmet e militantëve, por sfida kryesore e këtij viti erdhi nga temperaturat ekstreme.
Mbretëria Saudite dërgoi mijëra paramedikë dhe ngriti spitale në terren për të ndihmuar në kontrollin e rreziqeve. Këtë vit ishte Haxhi më i madh që kur 2.5 milionë vizitorë e kishin vizituat këtë vend në periudhën para Covid 2019.
Klima e Gjirit është aq e ashpër sa në vitin 2021, paneli ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike paralajmëroi se pjesë të tij mund të bëhen të pabanueshme deri në fund të shekullit për shkak të ngrohjes globale.
Ekspertët thonë se temperaturat maksimale të verës prej 50C mund të bëhen një dukuri vjetore deri në fund të këtij shekulli./The Guardian