Home Lajme Nxehtë në fundjavë, maksimalet arrijnë deri në 35 gradë

Nxehtë në fundjavë, maksimalet arrijnë deri në 35 gradë

Të nxehtit rikthehet në vend përgjatë fundjave, me maksimale të shtunën deri në 30C e 32C. 

Do të mbretërojë mot kryesisht me diell. Ditën e diel paraqiten mundësi orëve të pasdites, në pjesë të vendit të zhvillohet ndonjë rrebesh i izoluar shiu me bubullimë, kryesisht përreth relieveve malore.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 35C. 

Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C.  Do të fryjë erë perëndimore e veriperëndimore, të shtunën e lehtë dhe mesatare 3-6m/s, e të dielën me hove deri në 12m/s./MendimipërMotin/

Exit mobile version