Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Për këtë çështje po diskutohet në emisionin Pressing të T7.
Gazetari, Valon Syla, tha se problemi në esencë është politik, duke thënë se synimi i pushtetit ka qenë “që ta kenë një kryeprokuror të tyre”.
Sipas tij, Sylës, Blerim Isufaj nuk është siç thotë as “i Prindonit dhe presidentes”.
Madje ai në një moment ka thënë se ” Vjosa Osmani e Prindoni nuk janë askushi, njani kqyrë me snajperkë e tjetri rrin”.
’Problemi është politik në esencë, por këtu elefandi në dhomë po ecë na po themi kqyre miu. Këtu presidentja po sillet sikur me qenë shef i krejt sistemit tonë juridik. Po ia merr kompetencat Këshillit Prokurorial”.
”Këta nuk e kanë emëru sepse nuk kanë mundur me kap vet. Shkurt e shqip kandidati Blerim Isufaj nuk është i Prindonit presidentes”, ka thënë Syla. /Gazeta Express