1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Nxehet loja, Liqeni barazon serinë finale përballë Prishtinës 01

Liqeni e ka barazuar serinë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në futbollin e sallës.

Ekipi nga Drenasi të martën mbrëma në palestrën “Hysni Jetullahu” fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Prishtina 01, në praninë e një numri të madh shikuesish.

Liqeni kaloi në epërsi prej një goli në fillim të ndeshjes, ndërsa kryeqytetasit më pas shënuan dy gola tjerë për 2:1.

Kolumbiani Camillo i realizoi golat vendimtar. Barazoi rezultatin në 2:2 dhe në fund të pjesës së parë, realizoi tjetër gol për 3:2.

Dardan Topilla më pas shënoi golin për 4:2 që vendosi fituesin. Prishtina 01 arriti që ta ngushtojë epërsinë në 4:3 nëpërmjet një autogoli, por nuk e pati forcën ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja e tretë finale do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë më 11 qershor në orën 20:00.

Ajo ndeshje vendos kampionin e sivjetmë.

Liqeni është fitues i dy edicioneve të fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërkohë, Prishtina 01 në këtë edicion e fitoi Kupën e Kosovës. E mposhti Liqenin në finale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img