1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nxehet Haxhiu për raketat, Presidentja e nxjerr të painformuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur shpikje, raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.

Por se Britania solli armatim e tha edhe deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtrarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britani ana erdhën Javelin dhe NALw. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, shkroi Avdyli para tri  ditësh në një postim në “Facebook”.

E të painformuar për temën, presidentja Vjosa Osmani e solli deputetin Avdyli nga partia që e themeloi ajo më parë.

Osmani tha dje në “KallxoPenime”, se tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është shpikje e mediave serbe.

“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera…Ne nuk kemi marrë armë në kontekstin që po e thotë Vuçiq, por ne jemi partnerë me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë, me mjetet që ka nevojë”, tha ajo.

Sipas saj, kjo fushatë e Serbisë po bëhet për ta fshehur faktin që ajo po furnizohet me armatim nga Kina.

“Fushata e Serbisë kundër Kosovës dhe kundër partnerëve të Kosovës, gjithmonë vjen në momente kur ata tentojnë me fshehë diçka. Kjo ka filluar nga armatosja shqetësuese që po e bënë Serbia këto ditë sidomos, por ka ndodhur me muaj të tërë dhe siç e dini, Serbia partnerë në aspektin ushtarak e ka Rusinë dhe Kinën”, tha Osmani.

Kujtojmë se ditë më parë, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe po e furnizon Kosovën me armë, për të cilat tha se Vuçiq do t’i kërkojë shpjegim kryeministrit britanez, Boris Johnson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img