7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Nxehet debati: tensione në mes të Besa Gaxherrit e Sadri Ramabajës

Profesori Sadri Ramabaja është përpalsur me anëtaren e LDK-së, Besa Gaxherri, në emisionin Pressing në T7 lidhur me skenën politike në Kosovë.

Debati filloi në momentin kur Ramabaja tha se Elmi Reçica kontrollon ende PDK-në dhe një pjesë të LDK-së. Gaxherri i reagoi duke i thënë se po tregon “përralla” dhe se ky diskurs e ka sjellë VV-në në pushtet.

“Kështu jeni ardhur në pushtet. Duke mbjellur gënjeshtra e përralla. Për të qenë analist në studio duhet që të keni pak integritet. Tani unë nuk desha të uli debatin në këtë nivel, por ti e solle. Populli po e sheh se kush jeni ju dhe se keni ardhur me gënjeshtra në pushtet. LDK duron në opozitë dhe bën opozitë konstruktive. Si formacion politik ekzistojmë që 30 vite dhe gjithmonë kemi qenë të durueshëm në kohën kur ju të tjerët bëni zhurmë të madhe.”, tha ajo.

Këtu i reagoi Ramabaja duke i thënë se në studio përfaqëson vetëm veten dhe vuri në pikëpyetje rolin e LDK-së në politikë gjatë luftës.

“Unë në studio përfaqësoj veten. Jam profesor i analizës.  Ti mund të mos pajtohesh. Sa i përket rolit të LDK-së, u pa gjatë luftës se si dështuat si formacion politik. Luftën e ka bërë tjetërkush. Këtë e dimë. Ju qëndruat në ekzil”, tha ai.

Këtu i reagoi përsëri Gaxherri duke thënë se luftën e ka bërë LDK-ja.

“Përsëri po tregoni të pavërteta pa argumente. 98% e popullit ka qenë me LDK-në. Këtë e dinë të gjithë”, tha ajo.

“Luftën e ka bërë tjetërkush dhe kjo dihet”, ia ktheu Ramabaja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img