Blero është ndër këngëtarët që ka qëndruar aktiv për vite me radhë në industrinë muzikore.
Ai pothuajse çdo vit ka pasur projekte, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.
Së fundmi, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Blero ka bërë të ditur se ka sjell këngën e re.
“Nusja ime” mban titullin prodhimtaria muzikore, për orkestrimin e së cilës është përkujdesur Artan Mezini.
Tekstin dhe melodinë kësaj radhe e ka punuar Kreshnik Avdiu, të cilat i interpretoi në mënyrë të mrekullueshme këngëtari.
Vlen të përmendet se një projekt i tillë është pritur mirë që në minutat e parë të lansimit.