Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 12:25 ka arrestuar një femër në fshatin Ternavë, në Podujevë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Sipas policisë Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.