Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se ideja për zgjedhjet në veri nuk është e mirë dhe nuk i kontribon demokracisë.
Nushi ka thënë se raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq nuk ka asnjë kandidat serb.
“Po pretendojnë me mbajtë zgjedhje Qeveria në dy komuna 95 për qind janë serb por nuk ka kandidat serb. E dime se çfarë mbjell kjo logjikë, e dime se çfarë tensioni mundet me shkaktu një tentative e mbajtjes ‘së dhunshme’ të zgjedhjeve”, ka thënë Nushi.
“Është një historik i tensioneve të vazhdueshme të shkaktuara nga Qeveria shpesh…, e cila e ka sjellë një situatë ku ne tashmë atë pjesë të territorit e kemi bërë object marrëdhënie me Serbinë, të cilën po e quajmë kriminale por në fund po bëjmë marrëveshje me të”, ka thënë tutje Nushi.
Nushi ka shtuar se nga studimet që janë bërë del se distanca e serbëve në veri me institucionet e Kosovës për shkak të tensioneve të shkaktuara nga Qeveria, është rritur. “Problemi këtu qendron se Kurti po e sheh veriun ose po don të na e shet ashtu si problem të krimit të organizuar”, ka shtuar tutje Nushi.
Ndërsa për ambasadorët e huaj që janë pro mbajtjes së zgjedhjeve në veri, Nushi është shprehur se dhe herën e kaluar ata i kanë dhënë të drejtë por se situata ishte e tensionuar dhe kanë propozuar që të mbahen në një kohë tjetër, derisa ka shtuar se nuk ka kushte të sigurisë për mbajtjen e atyre zgjedhjeve.
Ndërsa për plagosjen në veri, Nushi nga PSD-ja ka theksuar se është shqetësuese për situatën politike, “sepse në sytë e botës sot Policia e Kosovës ka gënjy”.
“Policia ka hyrë në lojë të rrezikshme politike në veri”, ka shtuar ai në emisionin “FIVE”.
Derisa për marrëveshjen me Serbinë, Nushi ka thënë se obligime të sakta dhe konkrete nga ajo marrëveshje ka marrë vetëm Kosova, derisa është shprehur se ishte çuditur kur Besnik Bislimi kishte pranuar që është njkë grup që do të shkruante statutin e Asociacionit dhe se udhëheqësja e atij grupin është një deputete në Serbi.
“Kjo tregon se sa pak dorë ka Kosova në ndikimin e procesit të dialogut”.