Anëtari Partisë Socialdemokrate Nol Nushi, tha se të flasësh për kushtet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është sikur të flasësh për borën në korrik.
Nushi në Edicionin Special në Klan Kosova tha se asnjë kusht i Kurtit në dialog më Serbinë, s’është përfillur.
“Mos të harrojmë se këtu “tigër prej letre” nuk po del Bashkimi Evropian, por po del z. Kurti. Prej takimit të fundit me Vuçiqin dhe që gola i nervozuar dhe e shpalli Lajçakun si partner të Vuçiqit kundër Kurtit, e deri në situatën Post-Banjska, që thoshin që s’ka dialog pa sanksione, po duket që këto dy qëndrimi kaq të forta të z. Kurti, u rrëzuan me të njëjten fortësi me të cilën u ngritën”, tha Nushi në Klan Kosova.
Ai shtoi se tani s’do të këtë më kushte para takimit.
“Thjeshtë është dërguar ftesa, bile z.Kurti takimin e fundit e mirëpriti dhe e vlerësoi iniciativën e re, duke shprehur dëshirën e tij për intensifikimin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi ai.
Gjatë javës është paralajmëruar se mund të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq./ Klankosova.tv