Site icon PrishtinaPress

Nushi i PSD-së: Zëdhënësi i VV-së tregojë se populli më shumë i beson Kamishit se tërë qeverisë Kurti

Anëtari iPSD-së, Nol Nushi i ka reaguar zëdhënësit për media të LVV-së Arlindë Manxhukës, pasi ky i fundit la fajtor deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu që qytetarët nuk morën vaksinë Astrazeneca, duke bërë që mbi 133 mijë dozave të kësaj vaksine të iu skadoi afati.

Sipas Nushit, Manxhuka ka treguar që qytetarët më shumë i besojnë Haxhiut se tërë qeverisë së Albin Kurtit, raporton Insajderi.

“Pra zedhenesi i VV po thote qe populli me shume po i beson Kamishit sesa 60 deputeteve te VV,12 ministrave, 3 zvkryeministrave dhe Kryeministrit te VV”, thuhet në postimin e tij.

Nga 180 mijë vaksina të ardhura donacion nga Norvegjia, ministria e Shëndetësisë ka arritur të administroi vetëm 46 mijë prej tyre, kështu duke dështuar të administroj 133.234 doza të tjera të cilave u ka skaduar afati. /INSAJDERI.ORG

Exit mobile version