0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nushi: Feja islame është liberale ndaj fekondimit artificial, por nuk e lejon donacionin e spermës

Gjinekologia Trina Nushi, ka folur për procedurat e IVF-së, te çiftet ose edhe te gratë pa burra. Nushi foli edhe për mendësinë, aspektin psikologjik të çifteve të cilët kanë presion prej familjarëve për bërë fëmijë.

“Në momentin kur martohet e bëhet dasma madhështore, brenda 6 muaji familja pret rezultat”.

Sa i përket IVF-së, në aspektin fetar, feja islame është shumë liberale sa i përket IVF-së.

“Feja islame është feja më liberale sa i përket invitro fertelizimit, me qeliza homologe, me qelizat e çiftit, donacionin jo nuk e pranon. Feja katolike deri vonë nuk e ka pranu, vonë ka ndryshu”.

Si funksionon ngrirja e vezëve?

“Ngrirja e vezëve mundet me qenë edhe si pasojë e indikacionit shëndetësorë. Një vajzë e re, një grua që diagnostikohet me një sëmundje kanceroze që duhet ti nënshtrohet kimioterapisë, që janë toksike në qeliza rekomandohet që ti ngrijnë vezët pasi ti nisin procedurat”.

Ajo thotë se si procedurë është e thjeshtë, po që fillimisht duhet të përdorësh hormone.

“Më shumë se 10 deri në 12 ditë nuk zgjat. Në Kosovë me ligj është e lejuar, sidomos për çështje shëndetësore”, tha ajo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img