Nuri Seferi ka regjistruar fitoren e 46 në karrierë, pasi e mposhti boksierin Laszlo Hubert
Shqiptari nga Maqedonia, Nuri Seferi, i cili njihet me nofkën “Tysoni Shqiptar” e ka mposhtur boksierin nga Hungaria, Laszlo Hubert, duke e nokautuar në raundin e tretë.
Ai ia dediko këtë fitore Ramush Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë duke u akuzuar se ka bërë krime në luftën e fundit në Kosovë.
“Këtë fitore ia dedikoj gjeneralit më të lavdishëm të kombit shqiptar, Ramush Haradinajt”, ka thënë Seferi menjëherë pas triumfit.
Kjo ishte fitorja e 46’të në karrierë për Nuri Seferin, e 42’ta me nokaut.
Kjo është një fitore e madhe për Seferin, që i hap rrugë për t’i sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.