10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Nuri dhe Sefer Seferi, të nderuar me prezencën e Lahi Brahimajt në triumfin e tyre (Foto)

Mbrëmë në Burgdorf të Zvicerës, Nuri dhe Sefer Seferi fituan bindshëm ndaj kundërshtarëve, duke i nokautuar ata.

Nuri Sefer u përballë me Lazlo Hubert, ndërsa vëllau i tij me Marcelo Ferreira Dos Santos, ku që të dy boksierët kosovar fituan bindshëm, ndërsa fitoren e tyre të madhe ia kushtuan liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, që po mbahet padrejtësisht në Francë, për akuzat e shpikura nga Serbia për krime lufte.

E për t’i uruar nga afër për fitore vëllezërit Seferi në Burgdorf të Zvicerës, ishte edhe komandanti Lahi Brahimaj, që njëherësh është edhe deputet i AAK-së.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë në faqen zyrtare të tij në Facebook:

Mbrëmë isha prezent në Burgdorf të Zvicerës ku bashkëkombasit tanë Kamer Maloku, Sefer Seferi dhe Nuri Seferi treguan suksesë të jashtzakonshëm në boks!

Nuri Seferi në shenjë respekti për mua dhe luftën e lavdishme të UÇK-es më ftoi që ta marr fjalën dhe mi dhuroj dorzat më të cilat luftoi mbrëmë!

Suksesi i shqiptarëve nëpër botë po shihet çdo ditë,prandaj është detyrë e jona që këta djem dhe shumë te tjerë të kenë përkrahjen e secilit nga ne.

Urime dhe suksese në vazhdim!

Sinqerisht,

Lahi Brahimaj./Prishtina Press.eu/

https://www.facebook.com/LahiBrahimajOfficial/posts/1892347064369590

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img