Koalicioni AAK-Nisma-IDEAL sot ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim të madh në Prishtinë.
Udhëheqësi i listës IDEAL dhe kandidatin për deputet, Nuredin Lushtaku, thotë se në tubimin e sotëm kishte pjesëmarrje masive.
Nuredin Lushtaku në listën e koalicionit mbanë numrin 5.
Postimi i Nuredin Lushtaku:
Bashkë për Kosovën Fituese me numrin 137 në Zgjedhjet e 9 Shkurtit!
Sot, me një pjesëmarrje masive, së bashku me partnerët tanë të koalicionit, u bashkuam rreth numrit 137 për të shënuar fillimin e fitores që të gjithë e duam për Kosovën.
Ky është një moment historik, ku përkushtimi dhe bashkimi ynë tregojnë se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.
Me këtë koalicion, ne po punojmë për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.
#voto137
#NuredinLushtaku5
#idealperkosoven