Rreth 100 milionë euro po i kushtojnë buxhetit të vendit, për pensionet e veteranëve dhe invalidëve të luftës
Kështu, numri prej 35 mijë veterinave që u rrit nëpër vite, nuk po diskutohet më nga askush.
Problemi kujtohet vetëm kur duhet siguruar paratë për ta.
Përkundër gjithë kësaj, shumë komandantë të UÇK-së, ndër ta edhe tashmë Kryeministri Haradinaj kishte deklaruar se ky numër nuk është i madh.
Migjen Shala, nga kjo organizatë e pret nga ana e Prokurorisë së shtetit që të merr vendime për pastrimin e listave.
Prandaj nuk pranon të deklarohet.
E Gazmend Syla udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK’së në Zyrën e Kryeministrit tregon se kur do ‘pastrohet’ listat.
E për të gjitha këto ngjarje, zyra e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, në një përgjigje me shkrim tha për Tribunën, që procesi është në hetim e sipër, dhe në momentin kur do të ketë gjetje do të bëhen publike për qytetarët.
Hetim ky që filloi në qershorin e vitit 2016, thjeshtë si njoftim, sepse ende nuk dihet ku është procesi.