Site icon PrishtinaPress

Numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi kalon shifrën 4 mijë, 627 vdekje vetëm sot

Të dhënat e fundit nga Mbrojtja Civile Italiane tregojnë që numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali është rritur sot shumë.

Për të qenë të saktë, 4,032 vdekje, ose 627 më shumë se dje, dhe ky tashmë ishte rekord i zi në Itali, transmeton Telegrafi.

Numri i rasteve tjera pozitive u rrit po ashtu – 4670 raste të reja të infektuara e kanë rritur në total numrin e të prekurve me këtë virus është  afërsisht 47 mijë.

Midis rajoneve, rritja e infeksioneve të reja vazhdon në Lombardi.

Në të gjithë Italinë po ka rritje të numrit të të infektuarve, me Lazio në jug, e cila tani për tani po duket si vatra e shpërthimit në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version