Numri i njerëzve të vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 7,950, tha të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, duke marrë të dhënat nga burimet në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, shkruan CNN.
Gati tre të katërtat (73%) e të vrarëve janë nga popullsi të cenueshme, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas raportit të ministrisë.
Më shumë se 20,000 njerëz janë plagosur, shtoi ministria.
Numri i raportuar i vdekjeve përfshin 116 persona personel mjekësor, pasi shumë spitale janë goditur nga sulmet ushtarake.