Site icon PrishtinaPress

Numri i policëve që dhanë dorëheqje këtë vit

Sindikata e Policisë së Kosovës tanimë ka humbur shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri. Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë për KosovaPress, se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtareve të Policisë së Kosovës.

Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh.

Zeqiri thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta tek institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë.

Zeqiri thotë se nga kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës, vetëm këtë vit janë rreth 50 dorëheqje vullnetare.

Po ashtu për pakënaqësitë e punonjësve policorë lidhur me kushtet e punës, kjo sindikatë para një muaji ka filluar me veprime sindikale duke dorëzuar në Kuvend një peticion, në të cilin kanë nënshkruar 62% e pjesëtarëve të PK-së.

Të njëjtit për këtë po presin reflektim nga Qeveria.

Mes tjerash, Zeqiri përmend kërkesat e parashtruara në peticion.

Kujtojmë se flota operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës kanë protestuar të martën në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

Megjithatë, ky ligj, me kërkesë të Avokatit të Popullit, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

Exit mobile version