Nëse rastësisht iu ndal dikush dhe iu pyet cilin numër do ta zgjidhni ndërmjet 1 dhe 10, sigurisht do ta zgjidhni numrin shtatë.
Kjo përzgjedhje vije me arsyetimin se numri shtatë është numri më i preferuari në botë.
Por, a e dini pse pikërisht ky numër konsiderohet me fat dhe jo ndonjë tjetër, cila është arsyeja?
Si çdo gjë tjetër edhe simbolika e numrit shtatë ka një histori të veçantë, shkruan bota.al.
Njerëzit numrin 7 e konsiderojnë si numër i fatit duke e lidhur me atë se java ka shtatë ditë, ekzistojnë shtatë ngjyra të ylberit, janë shtatë nota muzikore, shtatë dete, shtatë kontinente, në natyrë ekzistojnë shtatë mrekullitë e botës, Shekspiri ka përshkruar shtatë moshat e njeriut, madje edhe kodi i James Bondit ishte 007.