0.1 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Numërohen rreth 50% të votave me postë, LVV bie pak, LDK e PDK rriten 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë në platformën online, kur janë procesuar 47.34% e vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14,432 vota apo 51.34%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8,360 vota apo 29.74%.

Partia Demokratike e Kosovës ka 2,283 vota, apo 8.12%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka 1,167 vota apo 4.15%.

Nga përditësimi i fundit që u bë mbrëmë para mesnatës me 35.64% të vendvotimeve të procesuara, del se LDK-ja është rritur pak në përqindje, nga 28.40% në 29.74%.

LVV-ja që në përditësimin e fundit kishte 52.14%, tani ka 51.34%.

Përqindja i është rritur pak edhe PDK-së, e cila në përditësimin paraprak pati 7.94%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët kishte 4.76% në përditësimin e mëparshëm.

KQZ bëri të ditur pak më herët se po vazhdon numërimi i votave me postë, ndërsa procesi u përshkrua si “transparent”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”, tha KQZ në një njoftim.

Numri i “pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar pas procesit të vlerësimit”, është “më shumë se 63 mijë sosh”, tha KQZ-ja,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img