Site icon PrishtinaPress

Numërohen mbi 90% e votave të diasporës: VV-ja bie në 51%, LDK-ja shkon në 30%

Janë numëruar mbi 90% e votave të diasporës me postë. 

Befasia e këtyre votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur në 30%. Kurse, Vetëvendosje nga mbi 52% sa ishte, ka rënë në 51.50%.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 9.52% të votave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, sot pritet të përfundojë numërimi i të gjithave votave me postë.

Pas kësaj, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. 

Në anën tjetër, ditëve të fundit ka pasur ‘hallakamë’ në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po shfaqin sjellje gjithnjë e më agresive, ndërsa rezultatet e votave të ardhura me postë duket se po zhgënjejnë këtë parti.

Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, sot ka ndodhur një tjetër incident, ku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

Gjatë konfrontimit, mësohet se Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.

Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci. Ai shihet afër me Alban Krasniqin.

Nacionale e ka kontaktuar Gani Gecin i cili po qendron si vëzhgues aty. “Mirë po shkon numërimi, gjithçka mirë është duke shku. Këta komunistat e Vetëvendosjes kur po më shohin mu po ju vjen pak zheg, po s’kom çka me ju ba” – ka thënë Geci.

Në lidhje me incidentin ai është përgjigjur se. “Prej kur unë jam këtu gjithçka është në rregull”.

Geci debaton me Krasniqin

Kujtojmë se Alban Krasniqi ka kërcënuar dje edhe koordinatorin e vëzhgueseve të LDK-së Shkëlzen Spahiu, duke iu drejtuar me fjalët, “hajde dalim jashtë”.

Edhe Alim Rama, sekretar i VV-së, duke shkelur autorizimet ndërhyu e ushtroi presion në po të njejtin vend.

Siç ka mësuar Nacionale sherri plasi, pasi ishte vet Alban Krasniqi, ai i cili ‘vuri rregull’ se fletvotimet ku s’shihej fare partia “Fjala” (e fundit në fletëvotim), të mos numërohen si vota të vlefshme. Deri atëherë ato vota u takonin kryesisht LDK-së e AAK-së.

Një video që lexuesit kanë dërguar në Gazetën Nacionale, shihet teksa Krasniqi iu afrua kërcënueshëm, duke u ndihmuar edhe nga disa të tjerë. Nga ana tjetër, të tjerë i thonë Krasniqit, “ty nuk tëka hije kështu…”

Nacionale raportoi gjithashtu sot gjatë ditës për rrëmujën e Sami Kurteshit – përfaqësues të VV-së në KQZ – gjatë vizitës në QNR.

“Ty t’qesim jashtë nëse vepron kështu”, dëgjohet duke i thënë ‘baci’ Kurtesh njërit prej zyrtarëve të KQZ-së.

Exit mobile version