Site icon PrishtinaPress

Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.74%, PDK e treta me 7.98%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasuar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në ora 15:34, kurse kanë rënie PDK dhe koalicioni AAK-NISMA

Vetëvendosje renditet e para me 52.72% në përditësimin e ri, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 51.34 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, kurse në përditësimin e djeshëm kishte 29.74%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie me krahasuar me përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.

AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.

Përditësimi që ishte bërë të shtunën në ora 15:34:

Exit mobile version