Gjatë numërimit të votave të mërgatës përmes postës është hasur një fletëvotim i zgjedhjeve të vitit 2017.
Kjo mund të vërehet nga numri i partive politike.
Për shembull Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 16.
Ndryshe, në orët e para të së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më tani, të vlefshme për zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Me mbi 66 për qind të vendvotimeve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind.
