Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa nuk do të organizohet votimi për zgjedhjet e nëntë shkurtit, për shkak të numrit të vogël të votuesve.
Sipas KQZ-së, në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA), janë të regjistruar një numër i vogël i votuesve, 25, 18 dhe 32 në secilën prej tyre.
Votuesit e regjistruar, do të mund të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në këto shtete.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 15 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.