Site icon PrishtinaPress

Numër i madh i policëve, arrin edhe Autoambulanca në lokalin ku u gjuajtën me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dyshohet se pati përleshje mes disa personave. Sipas informacioneve të para, janë përdorur edhe armët, raporton Gazeta Sinjali. 

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve që kanë dërguar sinjalizuesit, tashmë ka arritur edhe Autoambulanca. 

Ekipi mjekësor është parë duke u futur në lokalin ‘Golden Club’, ku dyshohet se ka të lënduar. https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/10/video-output-5ECA038A-A57F-497A-AA71-25AC0DF8C4E3.mov

Exit mobile version