Në Kosovë është tejet i madh numri i rasteve të aksidenteve me makinë bujqësore, ku në këtë kuadër spikasin aksidentet me traktor. Madje, shumë prej këtyre aksidenteve përfundojnë me fatalitet.
Lidhur më ketë temë, krahas statistikave marrë nga Policia e Kosovës, Insajderi sjell gjykimet e ekspertit të komunikacionit, Nol Nushajt, i cili argumenton përkitazi për shkaqet e ndodhjes së këtyre aksidenteve.
Bazuar në statistikat marrë nga Polica e Kosovës, bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës Janar-Shtator 2022, kanë ndodhur gjithsej 63 aksidente.
Kurse, vitin e kaluar numri i aksidenteve për periudhën kohore Janar-Dhjetor 2021 ishte 83.
Si mund të ndalohen këto aksidente dhe cilat janë shkaqet më të shpeshta që ndodhin aksidentet e tilla?
Eksperti i komunikacionit, Noli , tha se aksidentet me traktor janë komplekse, dhe këto aksidente mund të evitohen nëse mbahet distanca e sigurisë.
“Këto janë aksidente shumë komplekse për shkak se mjetet e tilla mund të identifikohen në distancë prej 40 m, që do të thotë se në të gjitha rrugët e kategorisë së dytë ku shpejtësia maksimale është e kufizuar në 80 km/h mund t’i evitojnë aksidentet në rast se e mbajnë distancën e sigurisë, por në të shumtën e rasteve drejtuesit e automjeteve duke marrë veprimin e tejkalimit pa distancë të sigurisë nëse rrezikohen nga automjetet e kahjes së kundërt nuk kanë hapësirë të rikthehen në shiritin e djathtë dhe godasin mjetet e bujqësisë mbrapa” – tha ai.
Deda, tutje shtoi se aksidentet mund të ndodhin edhe kur drejtuesit janë nën ndikimin e alkoolit, atëherë kur koha e reagimit rritet nga 2 deri në 4 sekonda.
“Raste të tjera vijnë edhe nëse drejtuesit e automjeteve janë nën ndikimin e alkoolit, lodhja dhe pagjumësia, ku koha e reagimit rritet nga 2 deri në 4 sekonda, dhe nuk arrijnë që t’i shmangen kontaktit mbrapa mjeteve bujqësore me apo pa sinjalizim” – tha Dedaj, për Insajderin.
Por, përveç aksidenteve traktor – veturë, numër i madh po ndodhin edhe vet-aksidente me këtë mjet bujqësor, kjo shpesh pasi këtë trakotrin po e drejtojnë fëmijët.
Me cilën kategori të patentë shoferëve duhet të jemi të pajisur që të ngasim traktorin?
Siç shpjegon instruktorja Majlinda Lushaku, për të vozitur traktor duhet të jemi të pajisur me kategorinë B, ku përfshihen M L T, për të vozitur traktor.
“Kur të pajisesh me patent të kategorisë B, hynë edhe M L T, që do të thotë ke të drejtë me vozitë motor, traktor dhe kultivator”– shpjegoi Lushaku./Prishtinapress/