1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk zgjidhet asgjë duke më quajtur vrasës”- Vuçiq e fton Serbinë të bashkohet për çështjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se i presin kohë të vështira për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, ndërkohë ftoi opozitës serbe që t’i bashkohet.

“I ftoj të gjithë të punojnë si kurrë më parë dhe më fort sepse do ta kemi të vështirë për Kosovën dhe për shumë çështje tjera gjeopolitike. Ftoj Serbinë që të bashkohet, të mërkurën do të kemi shumë lajme të rëndësishme, politike, ekonomik e gjithçka tjetër deklaroi Vuçiq, përcjell Insajderi.

Ai theksoi se i vjen keq për protestat në Beograd dhe se mendon që janë një gabim i madh pasi gjërat duhet zgjidhur me dialog.

“Gjërat nuk zgjidhen duke më quajtur mua çdo ditë të çmendur, vrasës, kriminel. Ju po e mashtroni publikun. Gjërat zgjidhen me bisedime e kompromise. Kompromisi gjithmonë është diçka e mirë”, tha Vuçiq teksa përsëri theksoi se të mërkurën do të jap lajme të mira për vendin e tij./Insajderi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img