0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Nuk votohet rezoluta kundër rritjes së çmimeve, s’ka kuorum

Projektrezoluta e LDK-së kundër abuzimeve të çmimeve në treg nuk është hedhur në votim sot për shkak të mungesës të deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit i mbetet tash Kryesisë së Kuvendit të vendosë se kur duhet të hidhet në votim teksti i projektrezolutës.

Paraprakisht tekstin e projektrezolutës në emër të grupit parlamentar të LDK-së e lexoi Hykmete Bajrami.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Kosovës, sipas përfundimit të kryesisë së Kuvendit, të datës 15 mars 2022, dhe në dakordim me grupet parlamentare paraqesim këtë rezolutë:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të aktivizojë inspektoratin e tregut, kundër abuzimit me çmime.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që të funksionalizojë sa më shpejt Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe të fillojë hetimet për marrëveshje të mundshme kartelë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë të përgatisë një pako fiskale, që redukton ose largon tërësisht akcizën dhe zvogëlon TVSH-në për naftë për tre muajt e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm për bujqit, por edhe për qytetarët tanë transportuesit në vend, ndikimi i të cilëve për produkte e shërbime të tjera është tejet i lartë. Që të largojë TVSH-në për produkte bazë të shportës së konsumatorit, që të largojë TVSH-në për transportuesit dhe transportin e udhëtarëve.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të përgatisë një pako ekonomike, që t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Nëse nuk ka mjete buxhetore të bëhet rishikimi i buxhetit sa më parë.

Kuvendi i Republikës së Kosovë, i kërkon Qeverisë që të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjatë, në kohë si këto, relacionet ndërkombëtarë janë tejet esenciale, andaj edhe kërkohet bashkëpunimi.

Kuvendi i republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të ofrojë një plan afatgjatë të papërballueshmerisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img