9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk vjedh”/ Çfarë thoshte ministrja Hajdari për njeriun e VV-së që e kapi pozitën e rektorit të Universitetit në Gjilan

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur të enjten, me votim të fshehtë ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit për mandatin katërvjeçar.

Dërmaku i cili ishte shok i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, gjatë studimeve në Fakultetin e Elektroteknikës, ishte prezantuar si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje gushtin e vitit 2018.

Jemi të së njëjtës gjeneratë dhe kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje”, kishte shkruar Kurti në postimin e tij.

E kjo nuk është hera e parë që ai u shpërblye nga partia, pasi në vitin 2020 ishte zgjedhur në bordin e përkohshëm të Infrakos.

Por çfarë thoshte atëherë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë?

 

 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pati bërë një postim skandaloz, ku thoshte se dy anëtarët e Bordit, Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni, ‘njëmend’ janë anëtarë të VV-së, por ata janë të besueshëm dhe NUK VJEDHIN.

Hajdari po ashtu e pati relativizuar krejt situatën, duke thënë se anëtarët e zgjedhur nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV-së.

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, pati shkruar Hajdari.

Ndryshe, ndaj emërimit të tij si rektor i universitetit ‘Kadri Zeka’ ka reaguar edhe kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, e cila ka thënë se ndryshimi po merr formën e kapjes së institucioneve.

Anëtari i VV-së, rektor i Univeristetit të Gjilanit! Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?! ‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img