Site icon PrishtinaPress

”Nuk vërejta asgjë të dyshimtë’’, Hetemi mbajti sot mbledhje bashkë me nënkryetaren Miletiq e cila dyshohet se konsumoi drogë (VIDEO)

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Ai për klankosova.tv, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara, ndërsa edhe konfirmoi që bashkë me Dragana Miletiq, sot mbanë mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

“Nuk e kam parë videon”.

”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai për klankosova.tv.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës.

Exit mobile version