2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Nuk u lan të hyn në qeveri, qytetarët: Këta janë policët e Xhelal hajnit, policia e UDB-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është parë duke u përplasur me policinë që gjenden para objektit të qeverisë. Kjo pasi policia nuk po i lejon drejtuesit e PSD-së t’u drejtohen protestuesve para hyrjes së objektit të qeverisë.

Molliqaj i quajti të pasjellshëm dhe të ndikuar politikisht policët kosovar, raporton Insajderi.

Ai madje tha se ditë me parë kur ishte protestuar po për këtë kauzë komandanti nuk kishte vetën policët para dere të qeverisë. 

 “Kemi një zotim që policia do të tërhiqet tre shkallë mbrapa që ne të mbajmë fjalim”, ka thënë Molliqaj para protestuesve.

Qindra protestues shihet duke fyer policinë e Kosovë, duke ju referuar si policia e UDB-së, raporton Insajderi.

Madje, ata ju kanë referuar edhe si policia e ministrit Sveçla, e këtë të fundit duke e quajtur hajn.

“Policia e UDB-së ata janë policia e Xhelal hajnit”, dëgjohen duke brohoritur qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img