1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk tu ka ni zoni”, aktivistët e PSD-së i drejtohen Sali Zybës: Me Radojiçiqin i keni lanë veteranët pa paga

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi dhe Frashër Krasniqi i janë drejtuar sot deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybës, në lidhje me koordinimin e shefes së GP-së së VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Radojiçiqin për veteranët.

Në një video, Nushi dëgjohet duke i thënë Zybës se nuk ka guxuar që të reagojë pas bisedës së Kusari-Liles me Radojiçiqin.

Sali Zyba ushtari I UÇK-së, po koordinohen me Radojiçiqin, zoni nuk tu ka ni. Zoni nuk tu ka ni Sali. O hic me mu mos fol, qe ku janë mediat, dil fol diçka kundër. Nuk guxon, zoni nuk tu ka ni.” – ka deklaruar Nushi i PSD-së.

Gjithashtu edhe Krasniqi i ka thënë Zybës, që së bashku me Radojiçiqin i kanë lënë pa paga veteranët.

Të ju tregon Radojiçiqi ku me shku. I keni lanë veteranët pa paga me Radojiçiqin jo me mu. Zoni s’tu ka ni, asnjë fjalë se ke fol kundër Mimoza Kusarit. Ti pretendon që je kon në tri lufta tutesh prej Mimoza Kusarit, prej Radojiçiqit tutesh.” – ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img