-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk quhet laparaskopi, ministër”, urologu i reagon ministrit Vitia

Urologu Liridon Selmani i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë pasi ky i fundit tregoi që për herë të parë kanë filluar shërbimet laparoskopike në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, Selmani tha se projektin që po e promovon Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë kontribut, shkruan Insajderi.

Tutje, ai ka përmirësuar ministrin Vitia lidhe me fjalën Laparoskopi e që ministri e kishte shkruara gabim ‘Laparaskopi’.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë promovon projekte për të cilat nuk ka dhënë asnjë kontribut

Jam i lumtur që sot po shënohet fillimi i procedurave laparoskopike në Klinikën e Urologjisë plotësisht nga stafi vendor. Para 6 muajsh ideja për fillimin e laparoskopise në Klinikën e Urologjisë dukej iluzore dhe nuk gjente përkrahjen e menaxhmentit e as të Ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë.

Duke dashtë që pacientëve Kosovar t’u ofrojmë shërbime moderne, në mënyrë që të njejtët të mos kërkojnë zgjidhje jashtë vendit si dhe duke pas për qëllim që të fuqizojmë besimin në institucionet publike shëndetësore së bashku me kolegun dhe mikun tim Dr. Artan Elshanin morëm pjesë në trajnimin tre mujor në Firat University në Elazig të Turqisë. Gjithë qëndrimi ynë atje u mundësua nga ambicja dhe vetfinancimi ynë, madje ShSKUK më shumë vështirësi na kishte dhënë “pushim 3 mujor pa pagesë” në mënyrë që të na ruhet vendi i punës kur të kthehemi.

Më shumë gjasë postimi i MSH kishte qëllim që të promovojë punën e mirë që po bëhet në Klinikën e Urologjisë dhe me këtë reagim nuk po tentoj që të përvetësoj meritat – ky postim paraqet vetëm një reagim ndaj mosmirënjohjes.

Operimi i rasteve të para dhe fillimi i punës së laparoskopisë paraqet një hap të vogël drejt standarizimit të procedurave minimal invasive në klinikën tonë. Uroj që MSh të sigurojë ende aparatura për fillimin e procedurave të Nefrolitotomisë Perkutane për të cilën po ashtu posedojmë Certifikimin nga Klinika ku jemi trajnuar.

Dhe për fund Ministër quhet Laparoskopi e jo Laparaskopi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img