Site icon PrishtinaPress

Nuk po gjen hapësira tek Chelsea, ylli anglez ‘pranon’ kalimin tek Milani

Carney Chukwuemeka raportohet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ‘Rossonerët’ po shtyjnë që ta transferojnë atë si huazim me të drejtë blerje. 

Sipas një raportimi nga Calciomercato, 21-vjeçari është pajtuar që t’i bashkohet Milanit muajin e ardhshëm dhe gjiganti italian do të shpresojë të arrijë një marrëveshje me Chelsean gjatë javëve në vazhdim. 

Raporti tutje shton se Chukwuemeka ka qenë tash e sa kohë objektiv i Milanit më saktësisht i shefit të skautëve Geoffrey Moncada. 

Ky i fundit raportohet se është personi që po kërkon transferimin e tij në ‘San Siro’ gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Calciomercato në fakt raporton se Milani është në bisedime me Chelsean dhe drejtuesit e klubit po shpresojnë se do të shtrëngojnë duart me klubin anglez së shpejti. 

‘Rossonerët’ nuk janë klubi i vetëm që ka shprehur interesim për Chukwuemekan, i cili është i gatshëm të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pasi ka bërë vetëm katër paraqitje në të gjitha garat. 

Edhe Celtic Glasgow është po ashtu në mesin e skuadrave të interesuara, por Moncada mbetet në kontakt me agjentët e lojtarit, të cilët po shpresojnë t’i gjejnë klientit të tyre një skuadër të re së së shpejti.

Exit mobile version