Site icon PrishtinaPress

Nuk përmbahet kreu i Lirisë, përdor fjalor racist ndaj Rahovecit

Liria e regjistroi fitoren e radhës sot në kuadër të javës së 25-të në Grupin A të Ligës së Parë.

Prizrenasit fituan në udhëtim kundër Rahovecit me rezultatin e pastër, 0:2.

Por, pas ndeshjes një postim skandaloz ka bërë kryetari i klubit të Lirisë, Qemal Krasniqi, në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai nuk ka kursyer as ofendimin në baza racore, duke i quajtur “bugar” rahovecasit.

Ndryshe, Liria është e dyta në tabelë me 50 pikë, tri më pak se lideri i këtij grupi, Feronikeli ’74.

Exit mobile version