Besart Bajrami, është një nga senzacionet e fundit në rrjetin social Tik Tok.
Krejt kjo ndodhi për shkak të zërit të tij unik, por edhe punës si kamarier që ai bën, këndon e punon njëkohësisht.
“E kam pasur qysh i vogël pasion muzikën, m’ka pëlqyer gjithmonë” thotë 18 vjeçi.
Thotë se është përballur me shumë paragjykime gjatë kohës sa është bërë viral.
“Ka pasur plot komente negative drejt meje, sidomos për punën e kamarierit, më thonë s’është për ty, po unë nuk ndikohem shumë nga ta” tha Besarti nga Gjakova.