1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës Ndërlidhëse, kështu vetëm se kamuflohen”

Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare po e mbështesin qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në Zyrën Ndërldhjëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

Sipas tij, qëndrimi i Kurtit për të lejuar votimin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse është mashtrim i popullit, pasi që në Kushtetutën e Republikës së Kosovës askund nuk shkruan se është kushtetuese të votohet në zyrë ndërlidhëse dhe kundërkushtetuese të votohet në vendvotimet e asistuara nga OSBE-ja.

“Kjo është forma, me të cilën po merren institucionet tona. Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës ndërlidhëse; kështu vetëm se  kamuflohen para qytetarëve. Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk shkruan se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuara nga OSBE , kurse është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse. Kjo është demagogji dhe farsë.  Në fakt ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë çështje e shtetit serb jo e Kosovës. Është çështje e sovranitetit shtetëror të një vendi”, tha Mustafa.

Ai tha se qëndrimet e Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Kurti nuk janë të qarta.

Mustafa tha se institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre.

“Institucionet e Kosovës, përkatësisht Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri nuk janë të qarta në qëndrimin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e serbeve të Kosovës në referendumin e Serbisë. A lejohet apo nuk lejohet një referendum i një shteti tjetër në një shtet tjetër, sepse kjo është  esenca. Nuk është esenciale se a do të votojnë serbet në Kosovë në vendvotime përmes OSBE-së, apo përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë; me postë apo në mënyrë digjitale”, tha Mustafa.

Ish-lideri i LDK-së tha po ashtu se as deklarata e vendeve të QUINT-it nuk është e qartë, pasi sipas tij këto vende shprehen për referendumin  kombëtar të Serbisë, që në fakt sipas tij, është referendum shtetëror i Serbisë.

“Institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre. Deklarata e sotme e QUINT-it flet se institucionet e Kosovës nuk e kanë bërë punën e tyre. Nuk do ta  bëjë as rezoluta e  Kuvendit. Në vend të kësaj është e domosdoshme të bisedohet dhe të  binden partnerët tanë se  në Kosovë nuk duhet të mbahet referendumi serb.

Është e rëndësishme që edhe opozita të ketë kujdes në fjalorin që po e përdorë dhe në cilësimet e referendumit, sepse përmes tyre cilësohen edhe vendet e QUINT-it si mbështetëse të këtij referendumi”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img