Site icon PrishtinaPress

Nuk ndalet Rizvanolli, mban tonet e njëjta: Dje u morëm vesh shumë mirë, jo më keqpërdorime prapa djersës së minatorit

Minstrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raguar sërish pas një mali kritikash ndaj tyre ku u inçizuan në situata të pahijshme me Ministrin e Brendshëm duke kërkuar “kush po vjedh” nga minatorët.

“Bashkëbisedimi që kishim dje me me minatorët e të tjerët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur e i sinqertë. Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, ka shkruar Rizvanolli.

Exit mobile version