Është përfolur shpesh për një ngjashmëri mes tyre jo shumë në pamje se sa në stilin e të prezantuarit. Të dyja janë të ftohta në prezantim, nuk emocionojnë dhe në më të shumtën e rasteve shumë besnike të skenarit të tyre.
Kiara është një nga personazhet më të përfolur të momentit për rrugëtimin e saj në Big Brother por edhe për historinë e saj me Luiz Ejllin. Pak a shumë të njëjtin rrugëtim pati dhe Bora vetëm se me një ndryshim u bë një nga personat më të komentuar duke e ndjekur Big Brother nga shtëpia.
Por sot shohim që Kiara ka të njëjtët bashkëpunëtor si Bora dhe mesa duket do ti ketë për gjatë tashmë që kudo po flitet vetëm për të.