1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nuk ndalet ‘fshesa’ në RTK, ky është drejtori tjetër që u shkarkua

Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.

Sipas u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka shkelur Ligjin, rregulloret e brendshme të RTK-së dhe kontratën e tij të punës, duke mbajtur anë dhe duke qenë pjesëmarrës në debate politike në media rivale të RTK-së, e cila, sipas tij, është shkelje e rëndë e rregullores së brendshme të RTK-së.

“Në vend që të mbrojë respektojë dhe të kërkojë qetësi dhe mënyrë të dinjitetshme, Luma ka bërë vetë shkelje, duke e dëmtuar imazhin e RTK-së. Prandaj kërkoj nga ju miratimin e kërkesës time për shkarkimin e z. Luma nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës”, tha u.d. drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Pas votimit doli se për shkarkimin e Ernest Lumës ishin 9 vota dhe asnjë kundër.

Ahmetxhekaj tha se shumë shpejt do të takohen për zgjedhjen e drejtorit të Radio Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img