Site icon PrishtinaPress

Nuk mund të paguajnë faturat e mbeturinave, Avokati i Popullit tregon gjendjen alarmante të komuniteteve në Mitrovicë

Mbeturinat në Mitrovicë të familjeve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian nuk po bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.

Sot, ekipi i Institucionit të Avokatit të Popullit, kanë mbajtur një takim me qytetarët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në qytetin e Mitrovicës si dhe kanë vizituar disa familje nga këto komunitete, ku më afër janë njohur me sfidat dhe shqetësimet e tyre.

Në një njoftim, Avokati i Popullit, bën të ditur se çështja e mbeturinave është tejet shqetësuese për këta qytetarë, pasi që kompania e kontraktuar nga komuna nuk po bën mbledhjen e mbeturinave të tyre si pasojë e mospagesave të faturave.

“Çfarë është shqetësuese dhe që kërkon veprim urgjent të autoriteteve, qoftë atyre komunale por dhe të atyre qendrore, është prezenca e madhe e mbeturinave në rrugë por edhe brenda podrumeve dhe hyrjeve të banesave kolektive, të cilat paraqesin rrezik serioz për banorët. Bartja e mbeturinave, sipas banorëve nuk bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.”, shkruan në njoftim.

 

Pjesëmarrësit, poashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e kushteve elementare për jetesë, gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, nivelin e lartë të papunësisë, pretendime për diskriminim nga organet komunale si dhe nga institucionet e tjera publike dhe private.

Andaj, Avokati i Popullit karshi kësaj situate alarmante dhe kërkon veprim të menjëhershëm të autoriteteve komunale por edhe atyre qendrore që të gjejnë mënyra të zgjidhjes së këtij problemi që paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banoreve në këtë lokalitet.

 

Exit mobile version