12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Nuk mori pjesë në kurorëzim, Bideni uron Mbretin Charles lll

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar Mbretin Charles lll dhe Mbretëreshën Camilla për kurorëzimin e tyre.

Bideni ka thënë se miqësia midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe është burim force për të dy popujt.

Biden nuk po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles në Westminster Abbey në Londër, por ka thënë se në këtë rast historik Shtëpia e Bardhë po përfaqësohet nga gruaja e tij.

“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë. Jam krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik”, ka shkruar Bideni në Twitter.

bide

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img