Site icon PrishtinaPress

Nuk miratohet mocioni për shkarkimin e zv.kryeministrit Gashi

Mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e zv.kryeministrit Dardan Gashi për gjuajtjen me armë nuk është miratuar.

Me 49 vota kundër, 36 për dhe 3 abstenime, ky mocion nuk kaloi, raporton Indeksonline.

Ndryshe,  kjo interpelancë u kritikua mjaftë shumë për gjuhën që u përdorë nga deputetët lidhur me përdorimin e armëve.

Seanca tani po vazhdon me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës.

Exit mobile version