Egzon Azemi nga Lëvizje Vetëvendosje [LVV] ka sçaruar rrethanat në të cilat ai ishte prezent në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Vlen të theksohet se Kreu i Grupit Parlamentar të VV-së, Gëzim Sveçla gjendet i ndaluar për 48 orë për veprimin e sotëm, ku shkuli mikrofonin e Kuvendit të Kryeqytetit.
Azemi në “Debat Plus” tha se ai është sekretar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe vitet e kaluara ka qenë edhe asambleistë në kryeqytet, e prezencën e tij në hapësirat e asamblesë komunale e “arsyeton” me pikat që kanë qenë në rend dite për diskutim nga asambleistët e Prishtinës, që dy anëtarë të VV-së kanë qenë prezent aty.
Azemi tha se asambleisti Sveçla nuk ka shkaktuar “dëme të jashtëzakonshme” e as “dhunë” , por që as atyre nuk iu pëlqen sjellja e bashkëpartiakut të tyre ndaj shkuljes së mikrofonit.
“Pajisja nuk është dëmtuar me veprimin e sotëm të Gëzim Sveçlës, ku e shkuli mikrofonin në Kuvendin Komunal në Prishtinë. Në pamjen e sotit nuk i pëlqen askujt, as neve nuk na pëlqen. Ky veprim është ndërmarrë për me pas mundësinë me diskutu për afera multimilionëshe që rrezikohet kryeqyteti. Po flasim për dëmin që ka shkaktuar asambleisti ynë, i cili është në mbajtje 48 orë. Jemi qeverisje demokratike. Nuk është veprimi më i hijshëm. Cila ka qenë arsyeja e tërheqjes së mikrofonit”, vijoi Azemi.
Azemi ka drejtuar “akuza e kritika” ndaj mediave duke thënë se ngjarjet e tilla kanë “vëmendje” të ulët mediatike.
“Jam sekretar i Qendrës Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, me shumicë njihem. Detyrë e zakonshme e punës çështjet komunale e çështjet e kryeqytetit. Sot ka qenë séance e grumbulluara me pika të rëndësishme, duke filluar me buxhetin, Ky eskalim ka ndodhur për planin zhvillimor komunal. Kemi qenë të shokuar dhe të shqetësuar, pasi fillimisht nuk janë lajmëruar në telefon. Ne I kemi pyet se apo shantazhohen a çka. Kemi tentuar dhe kërkuar thjeshtë interpretim se çka po ndodh në këtë séance. Një kontrabandim i tillë, jehona e Kuvendit Komunal dhe jehona e këtyre veprimeve merr vëmendje të ulët në televizionet tona. Nuk janë pare dhe vërenjtur aspak”, tha Azemi.